Please enter at least 3 characters.

Arifi: I varfër në mendësi është ai shtet që sportin e sheh kërcënim

2018/01/Avni-Arifi-per-takimet-e-partite-jo-serbe-ne-takim-me-ramush-haradinaj-foto-Ridvan-Slivova-7-e1530597841900.jpg
14:"Ridvan Slivova

Avni Arifi, shef i Ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, ka thënë se është absurd arsyetimi i Serbisë për ndalimin e hyrjes së karateistëve kosovarë në Merdare.

Arifi në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se është i varfër në mendësi shteti që sportin e sheh kërcënim dhe vendos policinë përballë tij.

“Arsyetimi i shtetit serb për ndalimin e karateistëve të Kosovës për pjesëmarrjen në Kampionatin e Evropian është absurd. Nuk është hera e parë që këto autoritete përdorin argumente banale që më shumë ngjajnë në argumente cirkusantësh se sa në argumente shtetërore. I varfër në mendësi është ai shtet që sportin e sheh si kërcënim dhe vendos policinë përball tyre. Kosova dhe sportistët e saj nuk ndalen nga regjimet e tilla. Kosova e ka mbijetu kërcënimin, rrethimin, ndalimin dhe është sot shtet i lirë dhe i pavarur dhe kështu do të jetë përgjithmonë, pavarësisht refuzimit që hapur po e manifeston Serbia. Kosova i ka përbrendësu dhe jeton me vlerat e përbashkëta evropiane.”, ka shkruar ai. /Telegrafi/