Please enter at least 3 characters.

Anthony Fauci tregon arsyen se pse Evropa e ka më në kontroll situatën me COVID-19 se sa SHBA-ja

2020/07/dr-Anthony-Fauci.jpg
436:"Anthony Fauci, director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases, listens during a Senate Health, Education, Labor and Pensions Committee hearing in Washington, DC, on June 30, 2020. - Fauci and other government health officials updated the Senate on how to safely get back to school and the workplace during the COVID-19 pandemic. (Photo by Al Drago / various sources / AFP) (Photo by AL DRAGO/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Anthony Fauci është pyetur se pse Evropa e ka situatën më në kontroll në krahasim me SHBA-në sa i përket luftën ndaj pandemisë globale të coronavirusit.

Ai tha se ishte një pyetje mjaft komplekse, por përshkroi disa nga faktorë kontribuues, raporton CNN.

Doktori së pari theksoi se shumë vende evropiane u mbyllën më shumë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Nëse ju shikoni se çfarë ndodhi në Evropë, ata u mbyllën pjesërisht ose ndaluan së vepruari për 95 për qind", tha mjeku, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, "kur në të vërtetë shikoni se çfarë bëmë, edhe pse u mbyllëm, edhe pse ajo krijoi një vështirësi të madhe, ne në të vërtetë funksionalisht u mbyllëm vetëm rreth 50 për qind në kuptimin e tërësisë së vendit", shtoi 79-vjeçari.

Ai gjithashtu vuri në dukje se disa shtete kishin sukses më të mirë në ndjekjen e udhëzimeve për rihapjen sesa të tjerët "Disa u ndoqën me shumë kujdes dhe disa jo".

Ndryshe, SHBA-ja ka njoftuar se 4.58 milionë njerëz janë infektuar gjersa kanë ndërruar jetë mbi 674 mijë njerëz. /Telegrafi/