Please enter at least 3 characters.

Andi Seferi prezantohet te Arbëria

2021/01/144009276_217007556810485_730829903645413982_n.jpg

Arbëria ka vazhduar të jetë aktive në afatin kalimtar të janarit për transferimin e futbollistëve.

Futbollisti i radhës që është prezantuar nga kuqezinjtë është Andi Seferi.

19-vjeçari është rritur si futbollist në ekipet zingjirë të Borussia Monchengladbach, teksa së fundmi u paraqit për FC Union Schafhausen.

Mesfushori i talentuar është afruar si huazim nga klubi gjerman.

Njoftimi i plotë nga Arbëria:Klubi ynë ka arritur marrëveshje me futbollistin 19 vjeçar, mesfushorin Andi Seferi.Andi ishte pjesë e akademisë së Borussia Mönchengladbach.Ka luajtur tek ekipi FC Wegberg-Beeck , se fundi ishte pjesë tek FC Union Schafhausen dhe i bashkohet klubit tonë në këtë sezo!Seferi ka luajtur edhe tek Përfaqësuesja e Kosovës U19./Telegrafi/