Analisti boshnjak zbulon planet e presidentit serb për destabilizimin e rajonit me ndihmën e Rusisë, pas Kosovës radhën e ka Bosnja e Hercegovina
Analisti e gazetari boshnjak, Jasmin Mujanoviq, në një seri cicërimash në Twitter, ka shkruar për planet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sa i përket destabilizimit të rajonit, të cilat sipas tij kanë nisur në Mal të Zi, Kosovë e do të përfundojnë në Bosnje e Hercegovinë.
Ai madje përmendi se Vuçiqi po nxit tensione në Kosovë – duke theksuar se me një retorikë të tillë do të vazhdojë akoma duke shpresuar se do t’ia arrij qëllimit – përshkallëzimin e situatës jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, transmeton Telegrafi.
Pas Malit të Zi e Kosovës, Mujanoviq ka dekonspiruar planet e Vuçiqit që me ndihmën e Rusisë të vazhdojë kësaj radhe edhe me Bosnjën e Hercegovinën gjatë muajit nëntor.
https://twitter.com/JasminMuj/status/1448343989124435968
Sipas tij, presidenti serb po shfrytëzon politakanin kontrovers të Republikës Serbe në Bosnje, Millorad Dodik, që të shtyjë para agjendën duke shpresuar se do t’i ndërpritet mandati EUFOR-it ( mision ndërkombëtar në këtë shtet)
Mujanoviq shkruan se për një gjë të tillë ata po llogarisin edhe në ndihmën e madhe të Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke theksuar se gjatë nëntorit do të vazhdojë kjo “ofensivë” për Bosnjën.
https://twitter.com/JasminMuj/status/1448345036475699202
Madje Dodik sipas analistit boshnjak e ka përgatitur terrenin për një krizë sa i përket sigurisë.
Ndryshe pak javë më parë kishte problem e tensione edhe në shtetin e Malit të Zi, kur presidenti i këtij shteti Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se përmes kishës ortodokse Serbia me ndihmën e Rusisë po tenton të destabilizoj shtetin e tij dhe rajonin në përgjithësi. /Telegrafi/


