Please enter at least 3 characters.

Ana Lika dhe Bjordi Mezini po bëhen prindër, zbulojnë gjininë e foshnjës

2024/09/bjordiana-e1727018128185.jpg

Aktorja e njohur nga Shqipëria, Ana Lika dhe regjisori i njohur Bjordi Mezini janë në pritje të ëmbël.

Këtë e konfirmuan vetë dyshja përmes disa postimeve në Instagram, ku zbuluan edhe gjininë e foshnjës që pritet të vijë në jetë.

Aktorja dhe ish banori i Big Brother Albania po presin në jetë një vajzë.

Foto: Ana Lika dhe Bjordi Mezini / Instagram

Çifti organizuan një festë për zbulimin e gjinisë së foshnjës në ardhje, duke ndarë pamje edhe me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Aktorja Ana Lika, para pesë muajve kishte konfirmuar romancën me Bjordin, duke ndarë disa fotografi me të, ndonëse prej kohësh flitej për një lidhje. /Telegrafi/

Foto: Ana Lika dhe Bjordi Mezini / Instagram