Altin Hajzeri vjen me projekt të ri, publikon baladën emocionuese "Përhajr Dasma"
Altin Hajzeri ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, një baladë emocionale, me titull “Përhajr Dasma”.
Ndryshe nga projektet ritmike që zakonisht dominojnë verën, “Përhajr Dasma” vjen me një frymë më të qetë dhe sentimentale.
Altini tashmë një emër i njohur për publikun, njihet edhe për shumë projekte tjera muzikore si “E Kam Ditë”, “Leja Emrin Tem”, “As Rakia As Duhani”, dhe “Haram”.
Përmes vokalit karakteristik dhe interpretimeve plot emocion, Hajzeri ka arritur të krijojë një lidhje të afërt me dëgjuesit që preferojnë muzikën e tij.
Përveç projekteve muzikore, Altini është aktiv edhe në mbrëmje, dasma e ahengje familjare brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.
Ai konsiderohet si një nga artistët e rrallë që sjell atmosferë dhe emocion në eventet familjare. Me “Përhajr Dasma”, Altini duket se ka sjellë një projekt që do të prekë zemrat e shumë dëgjuesve. /Telegrafi/


