Please enter at least 3 characters.

Alketa Vejsiu për pushime zgjedh plazhet luksoze italiane

2019/07/64944073_396771571197960_3216093433538965330_n-e1562830711470.jpg

Prezantuesja shqiptare, Alketa Vejsiu, ka filluar pushimet verore më se të merituara.

Biondja ka vendosur t'i bëjë disa ditë të mira pushimi, pas një viti mjaft të angazhuar sa i përket aspektit profesional me emisionet televizive.

Si destinacion të pushimeve të saj, ajo edhe këtë herë ka zgjedhur plazhet e bukura dhe tejet të veçanta italiane.

E njëjta në rrjetet sociale ka publikuar imazhe dhe video të llojllojshme, ndërsa duket se po argëtohet mjaft shumë.

"Dhe pastaj në Itali, më e bukura nga të gjitha", shkruan në njërën prej imazheve bukuroshja shqiptare.

Vejsiu vazhdon të mbetet njëra nga moderatoret më të dashura për publikun, ku edhe këtë vit ishte prezantuese e emisionit "Në kurthin e Piter Pan". /Telegrafi/