Albion Rrahmani flet për periudhën e shkurtër te Sparta Praga
Albion Rrahmani ka dhënë një intervistë për ueb faqen e klubit të Spartës së Pragës, ku folur për periudhën e tij, por edhe gjerat që ai i konsideron si pikën më të fortë. Para një muaji sulmuesi i Kosovës iu bashkua kampiones së Çekisë, Sparta Pragës. Ai po paraqitet edhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa ndeshjen e parë e fitoi, duke mposhtur RB Salzburgun me rezultat 3-0.“Është shumë mirë këtu. Jam i lumtur të jem pjesë e ekipit dhe të jem këtu. Po luaj në një qytet të bukur, në garë të nivelit të lartë dhe i rrethuar nga një ekip vërtet i mirë. Nuk shkoj shumë në qytet, por përfundimisht më ka lënë përshtypje të mira deri më tani”, ka thënë fillmisht Rrahmani.
Në elitën çeke, Rrahmani ka një gol e një asistim në dy paraqitje, ndërsa në kualifikime të Ligës së Kampionëve realizoi gol.Së bashku me Rrahmanin te Sparta janë edhe Ermal Krasniqi, Qazim Laçi e Indrit Tuci. /Telegrafi/


