Aktorja shqiptare, Rajmonda Bulku infektohet me COVID-19
04/10/2020
Aktorja e njohur shqiptare, Rajmona Bulku, raportohet se është infektuar me COVID-19.
Mësohet se aktorja është shtruar në spital ku po merr kurën e nevojshme për t’u shëruar nga coronavirusi.
Ylli 62-vjeçar ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Rajmonda Bulku është nderuar me disa çmime. Ajo ka marrë pjesë në më shumë se 20 filma, ndërkohë që mbahet mend edhe si pjesë e lëvizjes studentore të dhjetorit ’90.
Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bëri me dije se tre qytetarë kanë humbur betejën me coronavirus, ndërkohë që kanë rezultuar të infektuar edhe 152 të tjerë.


