Aktorja Brittany Snow e sinqertë për pamjen: Nuk kam bërë kurrë asnjë ndërhyrje
Brittany Snow
Aktorja amerikane, Brittany Snow, e njohur më së miri për rolin e saj në filmin "Pitch Perfect", ka vendosur të flasë për spekulimet në lidhje me pamjen e saj dhe procedurat kozmetike.
Konkretisht, ylli 39-vjeçar, i cili vitet e fundit pati role të spikatura në serialin e Netflix-it "The Hunting Wives" dhe sezonin e dytë të "The Night Agent", ka kohë që ruan një pamje rinore, gjë që ka nxitur diskutime dhe spekulime të shumta në publik.
E gjitha filloi kur Molly Bailey, një estetiste nga Beverly Hills, ndau foto të Brittany Snow në Instagram me komentin: "Ne nuk jemi kundër plakjes, ne jemi pro-Botox".
Së bashku me fotot e Snow, u postuan edhe foto të Scarlett Johansson, Dakota Johnson, Jennifer Lawrence dhe Anne Hathaway.
Bailey shtoi: "‘Natyrale’ nuk do të thotë se nuk është bërë asgjë, por është bërë mirë. Ne nuk jemi kundër plakjes, ne jemi për trajtime që na ndihmojnë të plakemi mirë".
Megjithatë, postimi ngriti dyshime tek disa ndjekës, të cilët i akuzuan yjet se kishin bërë më shumë sesa vetëm Botox, duke përmendur operacionin e hundës.
Ndaj këtyre komenteve, Brittany u përgjigj me vendosmëri: "Nuk kam bërë kurrë asnjë operacion. Asnjë. Asnjë operacion në hundë, njerëzit më thanë se kisha nevojë për një, por jo, asnjë 'lifting fytyre'. Asgjë". /Telegrafi/


