Please enter at least 3 characters.

Aktakuzë për gjykim në mungesë ndaj pesë pjesëtarëve të Policisë serbe për krime lufte në Fushë-Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 01.06.2026 ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për kryerjen e veprës penale – krime lufte kundër popullsisë civile.

“P.N., Z.D., I.I., S.M., dhe J.D., akuzohen se, si pjesëtarë të Policisë serbe në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, më 06 maj 1999, kanë kryer krime lufte në Fushë Kosovë”- thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë ndaluar dhe marrë me forcë pesë civilë, të cilët nga stacioni i trenit u transportuan në vendin e quajtur “Megja”, ku janë ekzekutuar me armë zjarri.

PSRK i ka propozuar Gjykatës së Prishtinës mbajtjen e gjykimit në mungesë pasi të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.