Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Levan, përplasen dy automjete
04/04/2025
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Levan, pranë vendit të quajtur “Qafa e Koshovicës”.
Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra - tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë mjeti tip “Opel” ka dalë nga rruga duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një pemë e cila është rrëzuar.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e cila ka transportuar dy të lënduar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ndërsa Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti. /Telegrafi/


