Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohet shoferi dhe këmbësorja

2018/05/unnamed-8-10.jpg

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në pasditen sotme në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Hoti”, ndërsa janë përfshirë dy vetura, ku njëra nga to e ka goditur një shtyllë metalike.

Mësohet se nga ky aksident kanë pësuar lëndime shoferi dhe një këmbësore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia.

"Rreth orës 18: 00, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Ukshin Hoti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë e ditur se vozitësi i njërës veturë si dhe një këmbësore e cila në atë moment ishte duke kaluar rrugën kanë marrë lëndime trupore", ka thënë Policia.

Policia e trafikut po vazhdon me hetimin e shkaqeve qe kanë sjellë deri të ky aksident. /Telegrafi/