Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Pogragjë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur për Telegrafin se aksidenti është raportuar rreth orës 17:40.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Pogragjë-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një kamionetë. Si pasojë e këtij aksidenti, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Rugova.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku kanë marrë tretman mjekësor.

Policia po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./Telegrafi/