Aksident i rëndë në Golem, motori përplaset me bordurën – dy të vdekur
25/08/2026
Një aksident me pasojë vdekjeje është regjistruar në mesnatë në Golem.
Policia njofton se një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motorit dhe pasagjeri. Ky i fundit nuk është identifikuara ende.
Golem/Informacion paraprak
Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër. /a2cnn/


