Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në Gjakovë, vdes një 6 vjeçare dhe lëndohen 9 persona të tjerë

2018/09/Aksidenti-ne-gjakove-foto-KALLXOcom-1-e1537732705149.jpg

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot, në magjistralen Gjakovë-Prishtinë. Si pasojë një 6 vjeçare ka humbur jetën.

Mësohet se janë lënduar edhe nëntë persona të tjerë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia në Rajonin e Gjakovës.

Sipas Policisë në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kombi kurse arsyeja e aksidentit ishte tejkalimi i veturës në vend të palejuar.

Prokurori dhe njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Ndërkohë, duhet kujtuar se sot gjatë ditës edhe një 65 vjeçar ka vdekur në Prishtinë, si pasojë e një aksidenti./Telegrafi