Aksesori i çuditshëm i Linda Ramës, gruas së Edi Ramës (Foto)
17/03/2016
Tashmë të gjithë jemi mësuar me stilin e veçantë të veshjes së bashkëshortes së Kryeministrit Rama, Linda Rama.
Një zonjë e hijshme, e cila nuk preferon veshjet që përdoren rëndom nga zonjat e moshës së saj, por guxon me një tjetër stil, i cili, për hir të së vërtetës, i shkon shumë. Në promovimin e librit të Eni Vasilit, Linda kishte preferuar ngjyrën e zezë dhe të bardhë, të cilat i përdor jo rrallë, por me një palë pantallona të gjera, ku këpucët janë gjithashtu një gjetje e veçantë.


