Please enter at least 3 characters.

AKP rikthen në emër të ndërmarrjes shoqërore pronën me vlerë qindra milionëshe në Fushë Kosovë

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka pranuar aktgjykimin e Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, PKR.nr.196-21, me të cilin, falë angazhimit ligjor të AKP-së dhe në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë kompetente, është arritur rikthimi i pronës me vlerë të lartë ekonomike në emër të ndërmarrjes shoqërore.

“Prona në fjalë, e cila ndodhet në Fushë Kosovë dhe ka sipërfaqe prej 02.13.79 hektarësh, është fituar sërish në emër të Ndërmarrjes Shoqërore KBI “Kosova Eksport” në Fushë Kosovë”, thuhet në komunikatë nga AKP.

Sipas komunikatës ky vendim gjyqësor paraqet një sukses të rëndësishëm institucional dhe dëshmi të përkushtimit të AKP-së për mbrojtjen e pasurisë shoqërore, sundimin e ligjit dhe korrigjimin e tjetërsimeve të kundërligjshme të pronave./Telegrafi/.