Please enter at least 3 characters.

Agjenti: Hysaj do të qëndrojë te Napoli

2018/06/elseid-2.jpg
233:"NAPLES, ITALY - DECEMBER 19: Elseid Hysaj of SSC Napoli in action during the TIM Cup match between SSC Napoli and Udinese Calcio at Stadio San Paolo on December 19, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Agjenti i Elseid Hysaj ka thënë se futbollisti shqiptar do të qëndrojë te Napoli edhe nëse Maurizio Sarri merr drejtimin e Chelseat.

Partenopei e kanë angazhuar Carlo Ancelottin në postin e trajnerit, edhe pse strategu i mëparshëm ka akoma kontratë me klubin italian.

(Foto: Getty Images)

Ndërkohë, Sarri akoma nuk është zyrtarizuar te Blutë, edhe pse është shumë pranë që të marrë drejtimin e klubit anglez.

Është spekuluar se edhe mbrojtësi shqiptar do ta ndjekë trajnerin, mirëpo agjenti i tij tash i ka ndërruar fjalët duke theksuar se Hysaj do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

"Elseidi do të qëndrojë te Napoli", ka thënë përfaqësuesi i tij, Mario Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli.

(Foto: Getty Images)

"Ideja që të shkojë të Chelsea, në rast të angazhimit të Sarrit, ndoshta mund të merret pak në konsideratë", ka shtuar agjenti.