Please enter at least 3 characters.

Agim Gashi shefi i ri i asambleistëve të LDK-së në Prishtinë

2016/09/14509259_10210067555341394_1010554743_n.jpg

Agim Gashi është zgjedhur shef i ri i grupit parlamentar të LDK-së në komunën e Prishtinës.

Ish-drejtori i Arsimit dhe Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, tani asambleist dhe këshilltar politik i Ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, mori këtë detyrë të re për të udhëhequr grupin parlamentar të LDK-së në komunë të Prishtinës, në vitin e fundit të LDK-së si parti opozitare në këtë legjislaturë.

Po ashtu, ky është mandati i tij i katërt si asambleist në Komunën e Prishtinës./Telegrafi/