Agim Çeku pritet të garojë për deputet në listën e AAK-së
01/12/2025
Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku pritet të jetë në garë për deputetë në zgjedhjet e dhjetorit në listën zgjedhore të AAK-së.
Kështu ka mësuar Telegrafi nga burime brenda këtij subjekti, derisa emri i Çekut figuron në draft-listën e prezantuar brenda strukturave të AAK-së.
Vendimi pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Telegrafi ka tentuar të kontaktojë Agim Çekun për të marrë një koment rreth përfshirjes së tij në listën zgjedhore të AAK-s, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, ai nuk është përgjigjur.
AAK pritet që shumë shpejt të publikojë listën përfundimtare me emrat e personave që do të hyjnë garës për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit. /Telegrafi/


