Please enter at least 3 characters.

Afera e impianteve të plehrave në Shqipëri, Gjykata e Lartë lë në burg ish-ministrin Lefter Koka

2021/12/Koka1-e1639482366885.jpg

Gjykata e Lartë në Shqipëri ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për zbutjen e masës së sigurisë arrest me burg.

Koka kishte dërguar rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur kundër masës arrest me burg. Ai është i përfshirë në aferën e impiantit të plehrave në Elbasan, i njohur si inceneratori.

Pak ditë më parë, ish-ministri i Mjedisit u vu nën akuza nga SPAK edhe për inceneratortin e Fierit, ndërsa Gjykata e Posaçme GJKKO caktoi një masë të dytë sigurie arrest me burg për të.

Ish-ministri po hetohet për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. /Telegrafi/