Please enter at least 3 characters.

Abdixhiku: Shtesat do t’i rrisim dhe do t’i rregullojmë me ligj, njëkohësisht do të bëjmë investime që Kosova s’i ka parë me vite

”Shtesat nuk largohen. Përkundrazi do të rriten”, është zotuar kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosovës. Sipas tij, këto do të rregullohen me ligj, por njëkohësisht do të ketë edhe investime të mëdha kapitale, sepse shteti nuk ngritet vetëm me shtesa.

“Shtesat nuk largohen. Përkundrazi do të rriten. Dhe do të rregullohen me ligj. Që mos të varen nesër prej Lumirit me thënë kur po mi jep 100 euro ose jo. Do të ketë ligj, me dijtë saktë se kur do të vijnë shtesat në kohë të caktuar, e planifikuar, e rregulluar me shtetin tonë".

"Por edhe diçka shteti nuk ndihmohet dhe s’ngritet vetëm me shtesa. Por me investime të mëdha që s’i ka parë Kosova asnjëherë”, tha Abdixhiku.