Please enter at least 3 characters.

50 punësime parazgjedhore në Qendrën Shëndetsore në Shkup

2016/11/I-ndaluari-për-vjedhje-e-nxori-syrin-dhe-ia-hodhi-mjekut-foto-e1485163949556.jpg

Në Qendrën Shëndetësore në Shkup javën e kaluar janë punësuar 50 mjek dhe motra medicinale. Ata janë sistemuar që të punojnë në Ndihmën e Shpejtë, vizitat shtëpiake dhe shërbimet e natës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tv Nova mëson se disa prej tyre kanë marrë pjesë në punën me honorar, por ka edhe të punësuar të ri. Punësimi i këtyre personave është bërë vetëm para zgjedhjeve, edhe pse me fillimin e fushatës parazgjedhore është e ndaluar të punësohen persona të ri.

Nga Qendra Shëndetësore në Shkup pranojnë se ka punësime të reja, por thonë se pranimi i mjekëve dhe motrave medicinale është bërë para se të nënshkruhet data e zgjedhjeve./Telegrafi/