Please enter at least 3 characters.

25 vjet burgim për dhunimin dhe vrasjen e 11-vjeçarit, Kujtim Veseli  

2019/09/auto_auto_auto_largea_drejtesia-jpg1423996879149572173815197132771521700683.jpg

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.O. për veprat penale "Vrasje e rëndë" dhe "Dhunim".

I akuzuari S.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim unik në kohëzgjatje prej 25 vjet për veprat penale “Vrasje e rëndë dhe Dhunim”, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 16.07.2019.

"]

I akuzuari S.O me datë 11.07.2019 në Fushë Kosovë kishte detyruar të miturin Kujtim Veselit të kryente akt seksual dhe pastaj kishte përdorur dhunë ndaj tij, duke e goditur me mjet të fortë, ku si pasojë e këtyre goditjeve kishte ardhur deri te vdekja e dhunshme e tij.

Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/