Please enter at least 3 characters.

24 të vdekur nga coronavirusi dhe 357 raste pozitive në 24 orët e fundit

2020/10/Laboratoret-per-COVID-19-ne-IKSHPK-foto-Ridvan-Slivova-65.jpg

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 7.027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950.

Në total numri i rasteve aktive është 15.835.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës.

Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/