Një grua e cila bën punën e kryerjes së dërgesave në ndërrimin e natës ka gjetur një zgjidhje ideale për t’u mos u ndier e kërcënuar.

Tia Zakher, nga SHBA-ja vishet si mashkull gjatë natës për ta mbrojtur veten e saj gjatë ndërrimit të natës si shofere transporti, transmeton Telegrafi.


Për ta ndarë këtë ide me të tjerët ajo publikoi një video në TikTok.

@tiazakher

male privilege 🙌🙌🙌

Në video, ajo shihet derisa veshi një xhemper me kapuç dhe xhaketë, duke fshehur flokët e saj të gjatë nën një kapele.

Ajo më pas vesh edhe pantallona dhe këpucë për ta kompletuar këtë maskim.

“Kur je e frikësuar të kryesh dërgesat gjatë natës por fiton më shumë para në ndërrimin e natës, kështu duhet të vishesh si mashkull”, shkroi në video. /Telegrafi/

Woman