Gjithçka është zbuluar pas disa përgjimeve, të cilat nisin qysh nga marsi i vitit të kaluar kur dy persona, Francesco Simone e Nicola Verri, i pari përgjegjës për marrëdhëniet e jashtme të CPL (kooperativë shërbimesh) dhe i dyti menaxher komercial në Lacio, la Campania dhe Sardenjë, të cilët diskutojnë si të financojnë shoqata dhe fondacione të lidhura me politikën.

“Unë preferoj t’i jap 25 mijë euro italianëve evropianë të D’Alemas, që është gati të bëhet komisioner evropian. D’Alema zhyt duart e tij në m*t ashtu siç bëri me ne dhe na dha gjërat”, i drejtohet Simeone-Verrit, transmeton shekulli.


Kryetari i komunës i arrestuar, Giosi Ferrandino, ishte një makinë lufte (elektorale). Në zgjedhjet e fundit për parlamentin europian ai kishte 82 301 vota. Këtu del sërish në skenë Francesco Simone dhe kooperativa e tij e shërbimeve angazhohen për të preferuarin e tyre.

Nga përgjimet del se Simone kishte “miqësi” me ambasadorin tonë Neritan Ceka dhe se kishin rënë dakord për të blerë vota për kryetarin Giosi Ferrandino, i cili po tentonte të zgjidhej për në parlamentin europian.

Nga përgjithet është zbuluar se Simone telefonon kryetarin e komunës, Ferrandino dhe i tregon atij se ai është duke folur vetëm për shqiptarët me nënshtetësi italiane që votojnë për zgjedhjet evropiane. “Janë tridhjetë mijë vota. 10 mijë vota dalin gjithsesi, prit po të kaloj ambasadorin, kështu e fton deri në Ischia”, thotë ai.

Më 14 shkurt, në bazë të hetimeve dhe përgjimeve Simone organizoi një drekë në restorantin “Grazia Deledda” në Romë për të folur për investimet në Shqipëri.

Sipas gazetës italiane gjatë këtij takimi telefonon kryetari i Bashkisë Ferrandino dhe i tregon atij se është me Cekën, me të cilin po flet pikërisht vetëm për shqiptarët me nënshtetësi italiane që votojnë për zgjedhjet evropiane: “po, po, por ata janë shqiptarët që jetojnë tani në Itali prej 15 vjetësh dhe kanë nënshtetësinë italiane, ne fillojmë me …” Sa shqiptarë janë …” (Simone kthehet tek personi afër tij ) 30 mijë janë, kuptohet të gjithë ata që votojnë në Itali tashmë.

Hetimet për këtë çështje vazhdojnë pasi në këtë çështje janë përfshirë edhe persona të tjerë,