Modelja dhe aktorja shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayisman janë ndër çiftet më të njohura dhe jeta e tyre private shpesh herë zë vend në mediet rozë.
Dyshja e famshme sot (10 dhjetor) ata kanë festuar përvjetorin e shtatë së bashku duke bërë dedikime për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Ishte Almeda fillimisht ajo që postoi një fotografi ku shihet përkrah aktorit dhe të njëjtin postim ka bërë dhe partneri i saj.
“Urime përvjetori i 7 dashuria ime”, ka shkruar Almeda sipër imazhit.
Kujtojmë që çifti janë martuar në vitin 2017 dhe bashkë kanë dy fëmijë. /Telegrafi/