LAJMI I FUNDIT:

AllWeb 2019 prezanton tre folësit e parë të konfirmuar për konferencën e tetorit në Tiranë

AllWeb 2019 prezanton tre folësit e parë të konfirmuar për konferencën e tetorit në Tiranë

Tre folësit e parë të konferencës së përvitshme të marketingut dixhital që do të mbahet në Tiranë në muajin Tetor, Allweb Albania janë konfirmuar tashmë.

Ata janë ekspertë të huaj në fushën e marketingut dixhital dhe kanë përvoja të suksesshme në zhvillimin e strategjive të tyre të marketingut dhe risive të aplikuara.

Vladimir Vulic
Është bashkëthemelues i Digitalizuj.Me, një organizatë që ndihmon qytetarët dhe kompanitë në Mal të Zi të kuptojnë dhe realizojnë mundësi të reja emocionuese për ndryshimet sociale në biznes në ambientin dixhital. Vladimir është strateg në transformimin dixhital. Ai ka punuar për klientë si UNDP Mali i Zi, Qeveria e Malit të Zi, Laboratori i Inovacionit Social në Zagreb. Ka një përvojë të gjerë në programet e trajnimit për klientë si Coca-Cola (në Serbi), Roche, Trebjesa Brewery Nikšić, Crnogorski Telekom (anëtar i Deutsche Telekom Group), Banka serbe Erste, UniCredit etj. Ai është drejtor programi i Spark.me, konferenca më e madhe rajonale në fushën e marketingut.
Vladimir ka qenë folës në konferenca që janë zhvilluar në 20 vende, në 4 kontinente, nga Peru në Taiwan. Ai është gjithashtu folës në TEDx dhe ka 12 vite përvojë si lektor në Universitet, në Fakultetin Ekonomik të Podgoricës për lëndën e menaxhimit strategjik.


Matt Desmier
Matt është nga ata persona që i sheh problemet e marketingut dixhital dhe çështjet e rritjes së biznesit në një mënyrë relativisht unike. Brandimi, përmbajtja e marketingut dhe transformimi dixhital. Matt është ai që sjell një perspektivë të freskët.
Fushat e tij të ekspertizës janë: inovacioni, marketingu dhe kreativiteti. Ai ka qënë spiker i rëndësishëm për këto tema në konferenca në SHBA, Greqi, Australi, Mali i Zi, Maqedoni, Kuala Lumpur dhe Britani. Aftësitë e tij të veçanta janë: qartësia, empatia dhe komunikimi.

Roger Edwards
Me përvojë në fushën e marketingut dixhital, ndihmon bizneset në strategjitë e tyre të marketingut, përmbajtjes dhe mediave sociale. Ai është Drejtor Marketingu për disa marka britanike të shërbimit financiar. Ai zhvillon edhe podcaste të njohura në fushën e marketingut financiar. Roger mbështet njerëzit të mbajnë të thjeshtë marketingun e kompanive të tyre. Ai ka qëndruar për shumë vite në koorporatat më të mëdha ndërkombëtare si drejtor marketingu dhe ka qenë edhe pjesë e disa markave britanike të shërbimit financiar para se të krijojë kompaninë e tij. Ai tashmë udhëheq klientët në dizenjimin e fushatave.

Në faqen zyrtare të internetit allweb.al do të publikohen vazhdimisht informacione mbi formatin, folësit, tematikat dhe programin në vijim. Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al
Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

Rreth AllWeb
AllWeb Albania është vendi ku do të takohen së bashku: brandet, agjencitë e komunikimit / profesionistët e marketingut dhe mediat dixhitale duke synuar t’i japë një shtytje në zhvillimin e tregut dhe edukimin e të gjithë aktorëve në sektorin dixhital.

artikull i sponsorizuar