Është përvjetori i 40-të i filmit pionier të fantashkencës. Pos demonit të tmerrshëm të HR Gigerit, filmi flet për një grup të skllevërve ndëryjorë që bëjnë punë të zakonshme e të pahijshme, shkruan kritiku i filmit, Nicholas Barber. Pjesë të tekstit të tij, Telegrafi sjell më poshtë.
Dyzet vjet më parë, një regjisor pak i njohur dhe një trupë pak e njohur aktorësh, e krijuan një film horror në hapësirat e një anije kozmike. Ishte një kryevepër. Filmi “Alien” (Jashtëtokësori) i Ridley Scottit do të ketë me tri vazhdime, dy versione, dy kombinime “Alien vs Predator”, pa përmendur stripat dhe video-lojërat. Por, edhe pas gjithë kësaj kohe dhe këtyre realizimeve, filmi i parë është unik.
Natyrisht, një faktor i rëndësishëm është karakteri nga titulli: demoni biomekanik i krijuar nga HR Giger. Por, është edhe përbërësi i nënvlerësuar: secili në film që nuk kishte jashtëtokësor. Teksa vazhdimi i vitit 1986 i James Cameronit, “Aliens” (Jashtëtokësorët), përqendrohej te skuadra e marinsave të ashpër, origjinali i Scottit kishte njerëz të zakonshëm që nuk të magjepsin e që kryejnë punët që nuk pëlqenin. Kurrë nuk i dëgjojmë të plotë emrat e tyre dhe ata kurrë nuk flasin për përvojat e kaluara apo për planet e ardhshme. Sidoqoftë, i njohim të shtatët, e kjo është një nga arsyet se pse vdekjet e tyre na prekin me forcën e një ksenomorfi në gjoks.
“Jashtëtokësorit” iu dha drita e gjelbër nga kompania 20th Century Fox, pasi filmi “Star Wars” (Lufta e yjeve) dëshmoi sesa fitimprurës mund të ishte fantashkenca në vitin 1977. Të dy filmat nuk janë krejt ndryshe. Han Solo, një mercenar i egër e i përqendruar tek vetja, ishte një nga heronjtë e parë të klasës punëtore të kinemasë së fantashkencës, dhe anija e tij kozmike ku ai jetonte e frymëzoi Scottin. “[Lufta e yjeve] ndikoi kur bëra ‘Jashtëtokësorin’”, do të thotë më vonë. “Mendova ta shtyja më tej, ta krijoja ndjesinë [estetike] si një kamion në lëvizje”!
Një tjetër ndikim ishte filmi me buxhet të vogël “Dark Star” (Ylli i errët) i John Carpenterit, një imitim hipi i filmit “2001: A Space Odyssey” (2001: Odiseja hapësinore), ku luante dhe bashkëskenarist i të cilit ishte skenaristi kryesor i “Jashtëtokësorit”, Dan O’Bannon. Me premierën në vitin 1974, ky film paraqiste një grup personash të çrregullt dhe jo bash fisnikë. Por, ishte jashtëtokësor më shumë se çdo film i mëparshëm, që tregonte se më mirë është të dërgohen në hapësirë të rëndomtët, e jo piratët dhe princeshat.
Normaliteti i dukshëm i këtyre skllevërve të paguar ndëryjor, na shfaqet para se t’i njohim ata. Në fillim të filmit, dremitnin anëtarët e ekuipazhit të “Nostromo”-s – “mjetit fluturës komercial”. Por, kur i zgjon kompjuteri i anijes, nuk nguten në detyrat e tyre: ata ulen, hanë e pinë, derisa dy inxhinierë, Parker (Yaphet Kotto) dhe Brett (Harry Dean Stanton), ankohen rreth “situatës së bonusit”. Kur mësojnë se kompjuteri e ka kapur atë që duket të jetë një sinjal i fatkeqësisë nga një hënë e afërt, nuk nisin hetimet sepse duan të shpëtojnë dikë: e bëjnë këtë sepse janë të detyruar “me dënimin e konfiskimit të aksioneve”. Natyrisht, hetimi mbaron keq.
Gjëja më e afërt që “Jashtëtokësori” ka me një hero konvencional është Kane (John Hurt, i nominuar nga Bafta për performancën e tij), i cili kërkon të eksplorojnë anijen karantinë që e gjejnë në sipërfaqen e hënës së stuhishme dhe që shpërblehet duke pasur një parazit në fytyrën e tij. Sigourney Weaver (oficerja Ripley) refuzon ta lë përsëri në “Nostromo”. “Nëse e thyejmë karantinën, të gjithë mund të vdesin”, i thotë kapitenit Dallas (Tom Skerritt). Ajo pak a shumë ka të drejtë, por mbizotërohet nga Ash (Ian Holm), zyrtari i shkencës (një robot vigjilent), i cili e hapë derën duke rrezikuar gjithë ekuipazhin. Ai nuk beson se ka faj. “Unë i marr seriozisht përgjegjësitë e mia, aq sa ju”, i thotë Ripleyt. “Bëjini ju punët e juaja, e më që lejoni unë t’i bëj të miat”
Mund të ketë qenë aksident që Ripley përfundoi si grua – skenari i O’Bannonit nuk i specifikonte gjinitë e personazheve – por fakti se u bë dhe se patronizohet nga një koleg mashkull, e jep një emocion një shtesë. Pastaj është momenti kur Ripley ankohet te Dallasi për sjelljen e pakujdesshme të Ashit, e ai i thotë se ky nuk është problem, para se të ndërrojë shpejtë temën. Me pak fjalë, Ripley u vendos në “mansplaining” (kur mashkulli i shpjegon diçka një femre në mënyrë mospërfillëse dhe patronizuese – v.j.), 30 vjet para se të krijohej ky term.
Momentet si këto dy e bëjnë filmin të besueshëm dhe të njohur. Analizoni se sa mirë u vendos ngjarja futuriste dhe e sheh një punëtor që nervozon secilin duke cituar rregullat e kompanisë; një njeri pasiv e agresiv i cili mendon se di shumë; një shef i cili është dembel për të zgjidhur mosmarrëveshje; dy kolegë të tjerë që nuk ua ndien për asgjë pos për pagat; një tjetër (Veronica Cartwright) që bëhet copa me sinjalin e parë të telasheve; dhe një tjetër që del vullnetar për të kryer të gjitha punët e vështira, për të kuptuar se asnjë vepër e keqe nuk shkon pa u ndëshkuar. Sado i çuditshëm dhe i tmerrshëm të jetë “Jashtëtokësori”, nuk mund të keni një fotografi më të mprehtë të jetës në punë.
Një nga momentet më qesharake është kur anija dëmtohet posa prek hënën dhe kapiteni pyet përmes radios dy inxhinierët se sa do të zgjasin riparimet. “Shtatëmbëdhjetë orë”, thotë Brett nga dhoma e motorit. “Të paktën 25 orë”, thotë Parker, duke folur për këdo që ka një afat kohor. Por, ka shumë momente si kjo; shumë ngjarje që tregojnë se kjo nuk është aventurë fantastike, por veç një tjetër ditë në zyrë.
Thuhet shpesh se “Jashtëtokësori” është film frojdian për seksin e riprodhimin dhe frikën që vjen me to. Por, është edhe për atmosferën shoqërore dhe acarimin kur mbërthehesh në një hapësirë të mbyllur me anëtarët tjerë të stafit. Bëhet fjalë për hierarkinë, mosmarrëveshjet për pagën, takimet rreth ushqimit në mensë, vërejtjet se kush është ulur në karrigen e preferuar të kujt. Dhe, ka të bëjë me kafenë – gjithmonë me kafenë. “E kishit Yaphet Kotton dhe Harry Dean Stantonin, në një lloj veprimi të dyfishtë nën tavolinë”, tha Scott për Bafta në vitin 2018. “Ata e shfaqin atë problemin e klasës punëtore”.
Asnjë film horror apo film i fantashkencës nuk ka kapur me kaq saktësi realitetin monoton të punës së përditshme për një pagë ditore. Këtë aspekt ndoshta nuk e ka kapur asnjë film i asnjë zhanri tjetër. Ka seri komike që përshkruajnë këto frustrime dhe ndërveprime të përditshme. Por, në kinema? Ky është filmi më autentik që tregon se të fitosh për të jetuar është si të ballafaqohesh me një përbindësh jashtëtokësor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut
Dashuritë tragjike të Sami Frashërit: Aktorja e famshme armene dhe Emija
RADIO
A është e drejtë të botohet romani i fundit i Márquezit?
Historia e Bazës Ajrore të Gjadrit: Shkëlqimi dhe mjerimi i kryeveprës ushtarake të Ballkanit
VIZITË TE MJEKU
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë