Ajo është një ndër modelet më të suksesshme të "Victoria’s Secret". 

Bukuroshja braziliane ka folur për mediat vendore rreth dy yjeve botërore të futbollit - Neymar të PSG-së dhe Cristiano Ronaldos së Real Madridit.


Alessandra Ambrosio ka bërë një koment tejet interesant sa i përket këtyre dy futbollistëve të famshëm.

ron

“Dua të martohem me Neymar. Është një mik fantastik, e adhuroj”, tha modelja për sulmuesin e PSG-së.

Ndërsa për futbollistin portugez të madrilenëve bëri një koment më tërheqës.

Alessandra Ambrosio And Cristiano Ronaldo 18

“Kush do të më pëlqente të më puthte? Cristiano”, ka thënë ylli i agjencisë angleze më të famshme të modelingut në botë.

Ndryshe, 36-vjeçarja është në lidhje që dhjetë vjet me afaristin amerikan, Jamie Mazur. /Telegrafi/