Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka finalizuar albumin e tij të dytë në karrierë.

Mozzik përmes një postimi në Instagram ka zbuluar detajet rreth albumit më të ri, përfshirë datën e publikimit.


“Lamboziki” publikohet më 14 shkurt, ndërsa përmban gjithsej 14 këngë në të cilin përfshihen bashkëpunimet me Noizyn dhe Elvana Gjatën që tashmë janë lansuar.

mozzik 269645036 599355344508055 8372559736003766791 n 1 Foto: Mozzik/Instagram

Ndërsa, një bashkëpunim të ri ai do ta sjell edhe më vëllain e tij reperin tjetër, Getinjo.

“14 shkurt 2022, publikohet albumi jem i dytë “Lamboziki, a jeni gati”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e postimit në të cilën zbuloi edhe kopertinën e tij.

Kujtojmë që albumi i fundit ireperit ishte në bashkëpunim me ish-partneren e tij, Loredana.

“No Rich Parents” u publikua në shtator të vitit të kaluar, e që u mirëprit nga fansat e dyshes. /Telegrafi/