ALBtelecom partneri kryesor i Motorola në rajon, ka një bashkëpunim të konsoliduar edhe për projekte të tjera të rëndësishme për të ardhmen.

Me anë të këtij projekti, çdo familje apo biznes do të ketë mundësinë të shijojë benefitet e shërbimit të internetit në cilësi të lartë, pavarësisht se në cilin cep të Shqipërisë ndodhet. Ky projekt, do të shërbejë gjithashtu edhe në sistemin e arsimit në Shqipëri, pasi do të rrisë cilësinë e shërbimit të internetit në shkollat e sistemit parauniversitar edhe në zonat më të thella të vendit.


Implementimi i këtij projekti ka nisur së fundmi dhe deri tani 350 fshatra janë mbuluar me shërbimin e internetit nga ALBtelecom, përmes Motorola Canopy Solutions. Numri total i këtyre banorëve të fshatrave është rreth 420 mijë dhe kur konsumatori kërkon këtë shërbim nga ALBtelecom, ky i fundit do të instalojë modemin për shërbimin e internetit special wirless dhe interneti do të jetë menjëherë i gatshëm për përdorim. Çdo ditë e më shumë po rritet numri i zonave rurale të mbuluar me shërbimin e internetit nga ALBtelecom.

Në pak muaj më shumë se 1300 fshatra, zona turistike dhe malore në të gjithë territorin e Shqipërisë do të kenë akses të plotë dhe me cilësi të lartë të shërbimit të internetit, madje edhe në zonat më të thella malore ku gjendet rrjeti i fibrës optike.

Sistemi Motorola Canopy, i implementuar nga ALBtelecom është zgjedhja më e mirë e teknologjisë së Aksesit në Internet Wirless dhe Fix, që bazohet në licencën e frekuencave të lira. /Telegrafi/