LAJMI I FUNDIT:

Albin Kurti mungon në gjykimin për lotsjellësin

Albin Kurti mungon në gjykimin për lotsjellësin

Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi nuk u paraqitën përsëri në gjykimin për lotsjellësin në Kuvend.

Seanca kundër katër deputetëve të Vetëvendosjes për gazin lotsjellës të hedhur në seancën e Kuvendit të Kosovës u shty, pasi munguan të akuzuarit Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi.

Seanca është dashur të fillonte në orën 9:00, por nisi me gjysmë ore vonesë, pasi si edhe në seancat e kaluara kanë ardhur vetëm Albulena Haxhiu e Faton Topalli.


Të pranishëm ishin edhe dëshmitarët dhe të dëmtuarit- deputete të PAN-it Blerta Deliu e Flora Brovina, si dhe dëshmitari Bekim Haxhiu.

Për shkak të mungesës së Albin Kurtit e Donika Kadaj- Bujupit, seanca u shty më 22 nëntor. Ndaj Kurtit e Donika Kadaj-Bujupit u përsërit urdhëresa për sjellje të tyre me detyrim në gjykatë.

Kurti e Kadaj-Bujupi munguan edhe në seancën e 13 shtatorit, ndërsa edhe atë gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të tyre në gjykatë.

Nëse Kurti e Kadaj-Bujupi refuzojnë sjelljen me detyrim në gjykatë, ata mund edhe të arrestohen.

Në seancën e aluar kishte munguar edhe deputetja dëshmitare Flora Brovina, për të cilën gjithashtu ishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim.

Prokuroria pretendon se Deliu, Brovina e Haxhiu, kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gazi lotsjellës i aktivizuar në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca të tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarrestim, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër i Vetëvendosjes.

Aktakuza ndaj deputetëve të Vetëvendosjes për hedhje të lotsjellësit u ngrit më 16 dhjetor të vitit 2015. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori