Albi Mall Superliga starton sot me duelet e xhiros së 11-të.

Është një xhiro shumë interesante, ku dy takime zhvillohen sot derisa tre të tjera ditën e nesërme.


Padyshim që takimi më interesant zhvillohet në stadiumin '18 qershori' në Klinë, ku Dukagjini është nikoqir i liderit Dritës.

Dy skuadrat janë duke kaluar formë shumë të mirë, ku klinasit kanë marrë dy fitore radhazi, derisa gjilanasit nuk dinë për humbje fare këtë edicion.

299999327 587387272837010 8415259170246455469 n

Vendasit synojnë të shkaktojnë një tjetër befasi, në anën tjetër Drita udhëton për tre pikët në mënyrë që ta ruaj pozitën e parë në tabelë.

Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në kryeqytet me fillim nga ora 13:00.

Prishtina që nuk di për fitore në tre sfidat e fundit pret skuadrën e fundit në tabelë Ferizajn.

Kryeqytetasit kërkojnë të rikthehen te fitorja, në anën tjetër Ferizaj me trajner të ri kërkon të shkaktojë befasi në kryeqytet. /Telegrafi/

telegrafi sport app