LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj dy grave në Prishtinë për pjesëmarrje në grup terrorist

Aktakuzë ndaj dy grave në Prishtinë për pjesëmarrje në grup terrorist
Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot dy aktakuza në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurave A.M dhe J.Xh për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist, sipas nenit 143, paragrafit 2 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura A.M, më 14 dhjetor 2014, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Republikën e Kosovës dhe përmes Aeroportit të Shkupit ka udhëtuar për në Stamboll, ku përmes Republikës së Turqisë ka hyrë në Siri dhe është takuar me bashkëshortin e saj, i cili e kishte pritur atje, me qëllim që t’i bashkohet organizatës terroriste, ISIS, nga e cila është financuar rregullisht me shumën e të hollave prej 200 – 300 euro në muaj, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, e pandehura J.Xh, më 27 dhjetor 2014, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Republikën e Kosovës dhe së bashku me bashkëshortin e saj, me veturën ku kane qenë edhe tre persona të tjerë, kanë kaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pastaj nga Aeroporti i Shkupit ka udhëtuar me aeroplan në Stamboll dhe nga aty me autobus ka arritur në qytetin Gaziantep, pastaj me veturë ka hyrë në Siri, ku i është bashkangjitur organizatës terroriste, ISIS, nga e cila organizatë është financuar rregullisht.


Me këto veprime të pandehurat A.M dhe J.Xh kanë kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, sipas nenit 143, paragrafi 2 të KPRK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori