Aksident zinxhiror në Prishtinë

Një aksident zinxhiror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë - Mitrovicë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30.
"Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident zinxhiror në rrugën Prishtinë -Mitrovicë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona dhe janë shkaktuar dëme materiale", deklaroi Ahmeti.
Ahmeti pohoi se me rastin po merret njësitet kompetente. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































