Një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prizren–Dragash, ku janë përfshirë një kamion dhe tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se nga aksidenti janë raportuar persona të lënduar, si dhe dëme materiale.


“Si pasojë e aksidentit, raportohet për persona të lënduar, si dhe për dëme materiale. Në vendngjarje kanë dalë njësitet e Emergjencës dhe të Policisë, të cilat janë duke menaxhuar me rastin dhe po kujdesen për normalizimin e qarkullimit rrugor”, ka deklaruar Bytyqi.

Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.