LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Elbasan, humb jetën 11-vjeçari

Aksident në Elbasan, humb jetën 11-vjeçari

Një fëmijë i moshës 11-vjeçare ka humbur jetën mesditën e së martës në qytetin e Elbasanit, teksa është përplasur nga një makinë. Ngjarja është shënuar në unazën jugore të qytetit, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë.

30-vjeçari me inicialet A.B., i cili drejtonte mjetin me targa AA 444 NU, ka humbur kontrollin e më pas ka përplasur për vdekje 11-vjecarin E. Kotorri, i cili ishte kalimtar. Për pasojë, vet drejtuesi i mjetit dhe një tjetër person që udhëtonte me të kanë mbetur të plagosur.

Policia bën të ditur se, shtetasi B.Ç., 47 vjeç, po mjekohet në Spitalin e Elbasanit, ndërsa drejtuesi i mjetit i plagosur lehtë, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është shoqëruar në polici.


Specialistët në vendngjarje po hetojnë për shkaqet e aksidentit të rëndë. Paraprakisht bëhet e ditur se mjeti lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, çfarë ka shkaktuar përplasjen e fortë të tij me një mur rrethues pranë rrugës, si dhe shkatërrimin thuajse total të mjetit./TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori