LAJMI I FUNDIT:

“Aksident”, Butrint Imeri përfundon në spital

“Aksident”, Butrint Imeri përfundon në spital

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe ndan me fansat postime nga më të ndryshme.

Ai shpesh jep informata rreth projekteve e koncerteve, ndërkohë që së fundmi ka treguar për një problem shëndetësor.

Në disa postime që ka shpërndarë në InstaStory, artisti 25-vjeçar tregon se ka përfunduar në spital si pasojë e asaj që ka lënduar këmbën e djathtë.


Butrint Imeri (Foto: Instagram)

“Aksident”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit teksa nuk ka sqaruar më shumë se si ndodhi.

‘Puthja e famshme’ me Butrint Imerin, Kiara Tito: Unë që nga ky moment pata një ndryshim të madh në jetën time
Lexo po ashtu ‘Puthja e famshme’ me Butrint Imerin, Kiara Tito: Unë që nga ky moment pata një ndryshim të madh në jetën time

Në një tjetër postim të shpërndarë në rrjete sociale, krijuesi i hitit “Corazon” shfaqet duke bërë një test PCR.

Butrint Imeri (Foto: Instagram)

Sido që të jetë, ai këtë periudhë ka qenë shumë i angazhuar me mbrëmje muzikore jashtë trojeve shqiptare.

Sa i përket prurjeve të reja, Imeri është duke e shijuar ende suksesin e “Corazon” me afro 40 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/