Aktorja Cate Blanchett shkëlqeu në revynë e mbajtur së fundmi të shtëpisë së famshme të modës “Armani” gjatë Javës së Modës në Paris
Marka e famshme italiane prezantoi koleksionin më të fundit të veshjeve për vjeshtë/dimër 2024/2025, dhe shumë yje të njohur morën pjesë në këtë revy mode.
Ndër to ra më shumë në sy e famshmja Cate Blanchett, e cila u shfaq në këtë revy me një kombinim elegant.
Aktorja kishte veshur një kombinezon të zi me dekolte të thellë dhe shpinë të hapur dhe interesant ishte edhe detaji rreth belit.
Më saktësisht, materiali i zi vezullues i vuri theksin belit, por edhe figurës për t’u pasur zili, transmeton Telegrafi.
Ajo e përfundoi paraqitjen e saj me të ashtuquajturat frizurë të lagur dhe grim të thjeshtë në tone “nude”.
A ju pëlqen ky kombinim i saj?
/Telegrafi/