Ajo është artistja fituese e dy çmimeve "Grammy", e cila së fundmi bëri një paraqitje të mrekullueshme në ceremoninë më të madhe të ndarjes së çmimeve në Australi, ARIA Awards.

Të mërkurën, Dua Lipa dukej vezulluese ndërsa arriti në Qendrën e Ngjarjeve "Star" për spektaklin e madhe, shkruan DailyMail.


Dua52 scaled

24-vjeçarja shqiptaro-britanike kishte veshur një fustan të bardhë, që tregonte figurën e saj trupore, të zbukuruar me një tufë të bardhë me penda.

Krijuesja e hitit "One Kiss" mori një pamje edhe më tërheqëse me flokët e saj bionde dhe të zeza.

Dua50 scaled

Makijazhi i saj i lehtë, me pak bojë në vetulla, buzëkuq dhe shkëlqim argjendi rreth syve të saj, bëri që artistja me prejardhje nga Kosova të merrte edhe më shumë vëmendjen e fansave në këtë mbrëmje të madhe.

Për aksesorë, Lipa kishte zgjedhur disa unaza, që përshtateshin bukur me dukjen e saj.

Dua54 scaled

Për kontrastin e ngjyrave, këngëtarja shjqiptaro-angleze përfundoi pamjen e saj me një çorape palë këpucë të zeza të markës "Mary Jane".

Ylli ndërkombëtar i popit kaloi momente duke takuar fansat dhe duke pozuar për 'selfie' me ta, në tapetin e kuq të ARIA Awards.

Dua51 scaled

Dua më pas u ngjit në skenë, për të performuar një potpuri këngësh të saj, përfshirë hitin e saj më të fundit, "Don't start now".

Prezenca e saj atje, ka bërë që artistja shqiptare të përfundojë në fokusin e të gjitha mediave më të famshme në Australi. /Telegrafi/

Dua55 scaled

Dua53 scaled

Dua58 scaled

Dua59 scaled

Dua60 scaled

Dua61 scaled

dua62 scaled

dua63 scaled

dua64 scaled

dua66 scaled

dua71 scaled

dua72 scaled

dua79 scaled

dua84 scaled

dua86 scaled

dua87 scaled

dua88 scaled