LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Maqedonia ndodhet para një vendimi të madh

Ahmeti: Maqedonia ndodhet para një vendimi të madh

Maqedonia ndodhet në fund të mbylljes së një procesi shumë të rëndësishëm siç është ai për zgjidhjen e problemit me emrin kushtetues që forcon stabilitetin dhe garanton paqen në gjithë rajonin, tha në fjalimin e tij për fundvit kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Ahmeti ka ftuar opozitën maqedonase dhe atë shqiptare që të ndihmojnë në këtë proces dhe mos ta përdorin të njëjtin për përfitime politike.

“Më 9 janar fillon seanca ndryshimet kushtetuese dhe ftoj të gjithë deputetët të japin kontributin e tyre për mbylljen e problemit me Greqinë”, ka thënë Ahmeti, i cili në fjalimin e fundvitit, paralajmëroi se së shpejti do të fillojë të zbatohet edhe ligji për gjuhën shqipe i cili u votua ne Kuvend por ende nuk ka dalë në gazetën zyrtare.


Kreu i BDI-së ka folur edhe për zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në pranverë të vitit tjetër. Ai bëri të ditur se me partnerin e koalicionit janë në rrugë të mbarë për të gjetur një emër për president të pranueshëm për të dyja palët.

Ahmeti një pjesë të fjalimit të tij, ia kushtoi edhe nevojës për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë dhe inkurajoi palët që një gjë të tillë ta bëjnë sa më parë. “Pengesa e vetme për zgjidhjen e këtij problem është Serbia” tha Ahmeti, i cili në fund uroi të gjithë qytetarët për një jetë më të mirë vitin e ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori