Aguero xhirohet duke tymosur shisha me një modele 18-vjeçare

Sergio Aguero mund të ketë telashe me klubin e tij, pasi është publikuar një video, teksa ai tymos shisha me modelen Lola Magnin.
Xhirimi është publikuar në Instagram nga vet modelja, e cila shfaqet duke u argëtuar me sulmuesin argjentinas.
Futbollisti 30-vjeçar shihet qartë duke e thithur shisha në shoqërinë e bukuroshes 18-vjeçare.
Ka pasur spekulime se Aguero është në lidhje me Lolan, mirëpo ai i ka hedhur poshtë këto thashetheme.
"Nuk jam në lidhje me askënd. E njoh atë, por kjo është e gjitha. Ajo është këtu me miq dhe po, e njoh, por nuk ka romancë. E njoh dhe kaq. Nuk ka kurrfarë misteri", ka thënë më herët lojtari.
Në ndërkohë pritet një vendim nga Manchester City lidhur me veprimet e tij.
Sky Sports News raporton se klubi është i njoftuar për videon, mirëpo nuk planifikon të ndërmarrë ndonjë masë disiplinore ndaj Agueros. /Telegrafi/



















































