Aguero realizon gol të bukur, Finbogasson përgjigjet shpejt duke barazuar

Argjentina e ka filluar mbarë aventurën në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.
Skuadra latine përballë Islandës e filloi takimin furishëm duke krijuar disa raste.
Pas 20 minutash lojë ishte një goditje e Marcos Rojos që u pranua disi nga Aguero.
Sulmuesi i Manchester Cityt bëri një kthim të bukur për të realizuar më pas me një goditje të bukur për 1-0.
https://twitter.com/wvzzzzz/status/1007976638112501760
Edhe Messi pati një goditje të fortë pak minuta para golit duke treguar dominimin e Argjentinës në këtë takim.
Por, shpejt pasoi kundërpërgjigja e Islandës e cila realizoi për 2-1 nga një top i kthyer me anë të Alfred Finbogasson vetëm katër minuta pas golit të Agueros (24').
Ndeshja po zhvillohet në Otkritie Stadium të Moskës, që është shtëpia e Spartak Moskës.
/Telegrafi/








































