Agjenti i sulmuesit të Interit, Ivan Perisic, ka folur pasi lojtari i tij është bashkuar me Bayern Munich si huazim.
Në një intervistë për Sportske, agjenti Frane Jurceviq, ka treguar për bisedën që klienti i tij kishte me trajneri Antonio Conte.
“Perisic është shumë, shumë i lumtur. Bayern është klubi më i mirë për të. Ivan është më shumë se i kënaqur me klubin dhe gjithçka”.
“Edhe Interi është i jashtëzakonshëm, por ky është një hap tjetër përpara”.
“Kthemi te Interi? Kurrë mos thuaj kurrë, por nuk mund të përgjigjem. Lamtumira ishte miqësore”.
“Conte u befasua kur Ivan i tha ai do të largohej. Shkoi tamam kështu: pasi u raportua në media se ai nuk llogariste më në të, Conte iu afrua Ivanit në stërvitje dhe i tha që ishte zemëruar me gazetarët që kishin shkruar këso marrëzi”.
“Pastaj interesimi i Bayernit ndryshoi gjithçka, kjo është e vërteta”, ka thënë Jurceviq. /Telegrafi/