Kosova e ka mbyllur kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian, Euro 2020.
Dardanët edhe pse nuk u kualifikuan, kanë arritur një sukses të madh duke grumbulluar 11 pikë pas tetë ndeshjeve.
E për këtë numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka publikuar një letër falënderuese për të gjithë.
Letra e plotë e Agim Ademit:
E përmbyllëm një tjetër cikël të garave duke lënë gjurmë të pashlyeshme. Progresi ynë po vlerësohet nga të gjithë. Pas suksesit në Ligën e Kombeve, ne bëmë paraqitje mahnitëse edhe në ciklin kualifikues për Euro 2020, duke bërë krenar tërë kombin dhe duke e lartësuar shtetin kudo ku jemi paraqitur. Madje, ishim në rrugë të mirë që ta bëjmë ëndrrën realitet për kualifikim, ngase deri në xhiron e parafundit ishim në garë për dy pozitat që siguronin biletën për Evropian. Por, lëndimet e shumta që na përcollën gjatë kësaj fushate, e mbase edhe mungesa e përvojës na e vështirësuan tej mase misionin që ia kishim vënë vetes. Dëshpërimi i futbollistëve tanë pas humbjes në Çeki ishte i madh, por të gjithë u ofruam mbështetje për ta ngritur kokën lart dhe për t’u ndjerë krenarë me atë çfarë kanë treguar dhe për emocionet e dhuruara në këto eliminatore. Si një Kombëtare e re, nuk është pak të arkëtosh 11 pikë në një grup me kombëtare me shumë traditë dhe shumë cilësi.
Në fund të këtij cikli kualifikues, dua që t’i falënderoj përzemërsisht futbollistët, përzgjedhësin Challandes me stafin e tij, ekipin mjekësor, ekipin organizativ të ndeshjeve, administratën e FFK-së dhe Komitetin Ekzekutiv për një punë të shkëlqyeshme. Një falënderim i veçantë i takon edhe tifozëve “Dardanët” për spektakël në çdo ndeshje të kësaj gare dhe gjithë popullit për përkrahjen dhe kulturën e lartë sportive. Po ashtu, u jam mirënjohës edhe mediave për mobilizim dhe mbështetje reale të kombëtares.
Tani i gjithë përqendrimi ynë bartet te “play-off”-i Ligës së Kombeve, aty, ku e kemi mundësinë tjetër për ta jetësuar ëndrrën. Uroj që futbollistët tanë gjatë kësaj periudhe të kenë shëndet dhe formë të mirë dhe në muajin mars të jemi të kompletuar për ndeshjen gjysmëfinale kundër Maqedonisë së Veriut. Kam besim të plotë se ky angazhim dhe entuziazëm në fund do të na shpërblehet me kualifikim në Evropian.
Vazhdojmë të bashkuar, me krenari e përgjegjësi!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pogba përmbush dënimin dhe është gati për rikthim: Nga skandali i dopingut te ëndrra për një fillim të ri

Retegui dhe Lookman bëjnë ‘Hyjneshën’ të ëndërrojë: Dy yjet dhe mbrojtja e fortë po e çojnë Atalantën drejt Scudettos

“Nuk ka rëndësi ku luajmë në Liverpool apo në Paris, qëllimi është fitorja” – Kvaratskhelia beson në kualifikimin e PSG-së

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Tango argjentinase shtyn Prishtinën e Re drejt Superligës – Agustin Rojas, lojtari që po shkëlqen në Ligën e Parë

Bërthama e besnikëve: Si po përpiqet Thiago Motta të ndryshojë fatin e Juventusit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa