Një adoleshent që la një nënë të paralizuar, pasi filmoi veten duke vozitur pa duart në timon, u dënua me 26 muaj burg.
George Taylor ishte 17 vjeç kur përdori gjunjët për të drejtuar makinën e tij ndërsa regjistroi veten duke parakaluar automjete të tjera, përcjell Telegrafi.
Por veprimi i tij doli të ishte shumë i gabuar.
Si pasojë, instruktorja e fitnesit nuk pritej t’i mbijetonte lëndimeve katastrofike të trurit dhe shtyllës kurrizore që pësoi, por u stabilizua pas operacionit.
Taylor, i cili do të vuajë kohën e tij në një institucion për shkelësit e rinj, u paraqit në Gjykatën e Norwich Crown për t’u dënuar pasi pranoi se kishte shkaktuar lëndime të rënda nga drejtimi i rrezikshëm.
Adoleshenti tani është 19-vjeç dhe për shkeljen është një dënim maksimal prej pesë vjetësh.
Duke e përshkruar rastin si ‘shumë të trishtuar’, gjykatësi Anthony Bate tha: ‘I pandehuri përdorte telefonin e tij disa herë gjatë udhëtimit…është e jashtëzakonshme që i pandehuri nuk u përplas me dikë më herët’.
Ndërsa babai i zonjës Davies, Jeremy, 76 vjeç, një nëpunës civil në pension, foli më pas për të paralajmëruar shoferët e tjerë për rreziqet e mospërqendrimit në rrugë.
Zonja Davies ishte duke pritur në një kryqëzim midis Hockering dhe Honingham në Norfolk më 18 janar të vitit të kaluar, kur Skoda Fabia e saj u godit nga VW Golf i Taylor, për të cilin dëshmitarët thanë se “nuk reagonte ndaj trafikut përpara tij”.
Një hetim nga Policia e Norfolk gjeti foto dhe video që tregonin se ai kishte regjistruar veten duke vozitur pa duart në timon, teksa parakalonte në mënyrë të rrezikshme makinat e tjera.
Ai gjithashtu kishte dërguar video, mesazhe dhe kishte bërë telefonata. /Telegrafi/