LAJMI I FUNDIT:

Abrashi u bënë thirrje bizneseve, “Dil prej socialit”

Abrashi u bënë thirrje bizneseve, “Dil prej socialit”

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje bizneseve që ta shfrytëzojnë mundësin e përfitimit nga programi ‘Dil prej socialit’ që do t’i subvencionon bizneset me të holla nëse marrin në punë një qytetar që është përfitues i socialit.

Qëllimi është që një pjesë e pagës t’i paguhet nga Ministria e Punës ndërsa pjesa tjetër nga punëdhënësi.

Postimi i plotë:


“Dil prej socialit”

Kanë mbetur edhe disa ditë për aplikim.
Deri më tani bizneset kanë aplikur me disa qindra vende të lira pune. Të gjithë ju që keni vende të lira pune në ofertë, shfrytëzoni këtë mundësi dhe përfitoni nga skemat e Ministrisë, dhe njëkohësisht ndihmoni të largojmë familjet nga asistenca sociale.”(sic.)
Për më shumë, kliko këtu